Benjamin Ferati është 24-vjeçari nga Tetova e Maqedonisë i cili u mbyt pasditen e sotme në Zvërnec të Vlorës, teksa përpiqej tu vinte në ndihmë vajzave nga Vlora, të cilat ishin duke u mbytur në det.
Sipas rindërtimit të parë të ngjarjes nga Policia e Vlorës, se Benjamini kishte shkuar në plazh për të pushuar kur hyri në detin e trazuar me dallgë për tu ardhur në ndihmë vajzave që po mbyteshin, me lidhje gjaku me njera-tjetrën.
Pavarësisht tentativës për ti shpëtuar, ai dhe dy vajzat humbën jetën.
Të rinjtë që kanë humbur jetën identifikohen si:
Manuela Maraj, 27 vjeçe, banuese në Babicë të Madhe, Vlorë.
Xhoana Cani, 25 vjeçe, banuese në Tiranë.
Benjamin Ferati, 24 vjeç, banues në Tetovë, Maqedoni.
Kjo është ngjarja e dytë e rëndë e shënuar sot në Vlorë, pasi një 14-vjeçar u mbyt në det mëngjesin e sotëm.
/SYRI.net/