12.7 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

FOTO/ Ky është djaloshi që u mbyt sot në Vlorë duke i shpëtuar dy vajza

Më të lexuarat

Benjamin Ferati është 24-vjeçari nga Tetova e Maqedonisë i cili u mbyt pasditen e sotme në Zvërnec të Vlorës, teksa përpiqej tu vinte në ndihmë vajzave nga Vlora, të cilat ishin duke u mbytur në det.

V

Sipas rindërtimit të parë të ngjarjes nga Policia e Vlorës, se Benjamini kishte shkuar në plazh për të pushuar kur hyri në detin e trazuar me dallgë për tu ardhur në ndihmë vajzave që po mbyteshin, me lidhje gjaku me njera-tjetrën.

Pavarësisht tentativës për ti shpëtuar, ai dhe dy vajzat humbën jetën.

Të rinjtë që kanë humbur jetën identifikohen si:

Manuela Maraj, 27 vjeçe, banuese në Babicë të Madhe, Vlorë.

Xhoana Cani, 25 vjeçe, banuese në Tiranë.

Benjamin Ferati, 24 vjeç, banues në Tetovë, Maqedoni.

Image

Image

Kjo është ngjarja e dytë e rëndë e shënuar sot në Vlorë, pasi një 14-vjeçar u mbyt në det mëngjesin e sotëm.

/SYRI.net/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit