1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Formimi i safëve (në namaz) në kohën e pandemisë së virusit korona

Më të lexuarat

PYETJE:

Selam alejkum!

Jemi në dyshim se si ta formojmë safin – rreshtin (në namaz) në kohën e pandemisë dhe të masave të jashtëzakonshme. A është e domosdoshme të insistohet në distancë, sepse ajo atëherë nuk është në funksionin e saj primar.

Kurse nga ana tjetër, disa anëtarë të xhematit në namazin e xhenazes, ose anëtarët e këshillave të xhematit në xhuma, insistojnë që të mbahet distanca e caktuar.

PËRGJIGJE:

Alejkum selam!

Nëse safin e formojnë anëtarët e një familjeje në shtëpinë (banesën) e tyre, ata duhet ta formojnë atë në mënyrën e zakonshme. Nëse xhemati formohet me qëllim të faljes së namazit të xhenazes, ose për faljen e namazeve ditore dhe namazit të xhumasë në xhami, dhe safët i formojnë namazfalësit (muktedijtë), gjendja shëndetësore e të cilëve është e panjohur, dhe ekziston rreziku që disa prej tyre të janë bartës të virusit covid-19, edhe atëherë duhet të formohen safët, por me rastin e plotësimit të tyre, xhematlinjt duhet t’i përmbahen distancës fizike të përcaktuar, do të thotë, duhet të jenë të larguar nga njëri-tjetri, siç e kërkojnë rregullat e mbajtjes së distancës fizike.

Formimi dhe plotësimi i safëve (rreshtave) në xhemat është sunet dhe duhet të zbatohet, mirëpo, nëse e kërkojnë rrethanat ky rregull mund të devijohet pjesërisht nga mënyra e zakonshme e plotësimit së safëve, duke respektuar rregullin e fikhut: “Ajo që nuk mund të realizohet plotësisht, nuk duhet të lihet plotësisht.”

Allahu i Plotfuqishëm, thotë: “Druajuni Allahut sa të keni mundësi!” (et-Tegabun, 16)

Sipas këtij ajetit kuranor dhe rregullit të fikhut, nëse për shkaqe parandaluese namazfalësit nuk mund të qëndrojë pranë njëri-tjetrit, është më mirë në këto rrethana të formojnë safë, me distancë fizike, sesa plotësisht të injorohet rregulli për formimin e safëve. Në këtë mënyrë, ne e zbatojmë rregullin për aq sa jemi në gjendje në rrethanat ekzistuese, dhe në të njëjtën kohë, iu përmbahemi masave parandaluese, të cilat synojnë mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së njerëzve.

Muftiu i Sarajevës, Dr. Enes Ljevakoviç

Fetve-i emini i Akademisë për Fetva pranë BI të Bosnjës

Përkthim: Miftar Ajdini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit