10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

“Dëmi i idiotëve me nijet të mirë” – tregim interesant nga Rusi

Më të lexuarat

Hrushovi tregon:”Një ditë shoku Stalin më mori në telefon dhe më tha:”Nikita, hajde shpejt në zyrën time… Kemi të bëjmë me një komplot të madh.”
Mbërrita në zyrën e tij, në të cilën gjendeshin dhe disa ministra..
Stalini më tha:”Shoku Nikita.. Kemi fabrikën e gomave, të cilën na e ka dhuruar kompania Ford. Ka vite që vite që prodhon goma të një cilësie të mirë, por, krejt papritur, gjashtë muaj më parë, gomat e prodhuara shpërthejnë pasi të kenë përshkuar disa kilometra rrugë. Askush nuk e di arsyen. Dua të shkosh menjëherë në fabrikën ford dhe të më gjesh arsyen.
Mbërrita në fabrika dhe ia nisa hetimeve. Gjëja e parë që më ra në sy ishte muri i të dalluarve në hyrje të fabrikës, mbi të cilin ishin vënë fotot e punëtorëve më të mirë që punonin me zell përgjatë një muaji.
Ia nisa hetimeve nga drejtori deri tek punëtori më i thjeshtë, por asnjëri nuk e dinte arsyen. Vendosa të fle në fabrikë derisa ta zgjidh si enigmë. U zgjova në mëngjes herët dhe fillova më linjën e prodhimit, duke ndjekur ciklin e prodhimit të një gome, e ndoqa nga fillimi deri në fund, u zhgënjeva. Gjithcka ishte normale dhe respektoheshin të gjithë parametrat e kërkuar, megjithatë goma vazhdonte të shpërthejë pas disa kilometrash rrugë.
Mblodha të gjithë inxhinierët, punonjësit, stafin administrative, rishikuam dizenjot … komunikuam me inxhinierët amerikanë … por asgjë e re. analizuam lëndën e parë që përdorej për prodhimin e gomës, të gjitha analizat tregonin se lënda ishte shumë e mirë dhe se nuk ishte arsyeja e shpërthimit të gomës, e cila vazhdonte të shpërthejë.
U demoralizova fare, ndihesha i pafuqishëm. Ndërkohë që po ecja në fabrikë, më zuri syri murin e punonjësve më të mirë. Në krye të listës ishte një inxhinier. Ajo që më bëri përshtypje tek ai, ishte se kishte vetëm gjashtë muaj që kryesonte listën e punonjësve më të mirë, pra që kur kishin filluar të shpërthejnë gomat pa ndonjë arsye të dukshme.
Nuk më zinte gjumi. E thirra inxhinierin në zyrën time dhe fillova hetimet me të. I thashë:”Të lutem, më shpjego si arrite të kryesosh litën e punonjësve të dalluar për gjashtë muaj rresht?”
Ai më tha:”Për shkak se i kam kursyer shtetit miliona rubla.”
“E si ka ndodhur kjo?” e pyeta unë gjithë kërshëri.
Ai tha:”Po ja, vendosa të rralloj fijet e telave metalike të gomave, për rrjedhoja u kursyne qindra tonë metale çdo ditë.”
Një ndjenjë lehtësimi më përshkroi trupin, sapo kisha zbuluar enigmën e shpërthimit të gomave. Menjëherë i telefonova Stalinit dhe ia shpjegova të gjitha. Pas një heshtje të gjatë, ai më tha:”Mirë, ku e varrosët kufomën e atij idioti?”
Unë iu përgjigja:”Në fakt shoku Stalin nuk e kam ekzekutuar, por e nisa menjëherë në Siberi. Njerëzit nuk do të na mirëkuptonin që hoqëm qafe një punonjës të dalluar.”
Në fakt..
Nuk është e nevojshme të jesh hajdut, i korruptuar, kriminel etj… që të dëmtosh vendin, mjafton të jesh idiot. Fatkeqësisht, idiotët vazhdojnë të zënë poste administrative të rëndësishme, madje edhe shpërblehen, ndërkohë që vendi ka marrë tatëpjetën.

Marrë nga Elmaz Fida

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit