5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Fletarresti serb: Hoxha Ekrem Avdiu, ka bashkëpunuar me Adem Jasharin dhe Sami Lushtakun, ka bartur granata dore

Më të lexuarat

Fletarrestet serbe jo pak herë u kanë bërë problem luftëtarëve të lirisë. Ato janë lëshuar nga organet gjenocidale serbe shumë vite më parë. Në mesin e personave të përmendur në fletarrestet serbe është edhe Hoxha nga Mitrovica Ekrem Avdiu.

Në fletarrestin serb thuhet se “Ai bashkëpunoi me udhëheqësit e UÇK-së, Sami Lushtaku, Sulejman Selimi dhe Adem Jashari, të cilët furnizuan njësinë Abu Bekir Sidik me armë dhe municion dhe ofruan udhëzime për aktivitete specifike terroriste”.

Më tutje organet serbe thojnë se “Ai u arrestua së bashku me Nexhmedin Llausha dhe Shpendu Kopriva në gusht 1998 nga oficerët e policisë të Republikës së Serbisë, kur ai u përpoq të kalonte ilegalisht në territorin e Shqipërisë. Një sasi e madhe armësh, granata dore, bazuka dhe pajisje të tjera ushtarake u gjetën me ta, si dhe një numër kaseta audio dhe video…”.

Në listën e personave të kërkuar nga Serbia janë edhe Kadri Veseli, Sylejman Selimi, Rexhep Selimi, Hashim Thaçi, Sami Lushtaku e të tjerë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit