Është i menjëhershëm reagimi i nënës së Adelina Berishës, pas disa fotove ku shihet se këto të fundit kanë qenë tek hoxha i Obiliqit, Behar Mjekiqi.
Gjatë ditës së sotme këngëtarja Adelina Berisha dhe nëna e saj, ishin parë tek po shkonin të hoxha Behar Mjekiqi.
Arsyeja nuk dihej, por supozohej se ajo i është drejtuar hoxhës për ndonjë “hall” të vetin. Mirëpo kjo gjë po del të jetë jo e vërtetë.
Magazina ka kontaktuar me nënën e këngëtares e cila ka treguar arsyen e vërtet të shkuarjes së saj tek hoxha.
Ajo ka thënë që Adelina e ka shoqëruar një fans e cila ka probleme shëndetësore. Meqenëse dëshira e saj ishte të shkonte me këngëtaren ajo nuk e ka refuzuar dhe i ka ndihmuar.