5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Fjalët e të atit të vrasësit të Liridonës: I vdekur për mua!

Më të lexuarat

Tronditja e Musel Plavës me të birin Granit, tërheqësin e këmbëzës

I biri akuzohet se tërhoqi këmbëzën e pistoletës ndaj Liridona Ademajt, nënë e dy fëmijëve, duke ia marrë jetën në vend, me një plumb në kokë. Aktin kriminal, me porosi të Naim Murselit, bashkëshortit të Liridonës, Granit Plava po e kryente për 30 mijë euro. Gjysmën e kish marrë, gjysma tjetër vinte më pas. Por i ati nuk mund ta besojë këtë gjëmë me autor të birin. Porsi i ati i Naimit një ditë më parë, as Musel Plava që jeton në Kroaci, nuk mund ta besojë që fëmija e tij të jetë një vrasës i tillë.

Ai ka folur së fundi për mediat kosovare, teksa e gjithë shoqëria e atyshme vijon të jetë nën shok, duke thënë:

 “Është shumë e vështirë për tri shtëpitë. Nuk po mundem as me paramendu. Nuk mund ta besoj që djali im e ka bërë këtë. I them hetuesisë ta çojnë deri në fund, si ka ardhur deri te kjo, kush ka qenë iniciator. Me marrë dënimin e merituar. Kurrë se kisha menduar që e bënë atë punë. Nëse Graniti e ka bo këtë rast le ta merr dënimin e merituar. Gruaja e tij është e tronditur, nuk po mundet me besu. Nuk e kam takuar. Nuk du me shku me taku, du mu qetësu, nuk jam në gjendje me taku. Nëse Graniti e ka bërë këtë vepër, është i vdekur për mua, është i vdekur për jetë”, tha Plava.

Liridona Ademaj, 30 vjeçe, bashkëshortja e Naim Murselit, të cilët kishin bashkë dy fëmijë, u qëllua netë më parë në një rrugë qorre të Prishtinës, brenda automjetit familjar, për t’u thënë nga i shoqi që ranë preh e një grabitjeje. Por pas pak më shumë se 24 orësh, Policia zbuloi se ai ishte porositësi i vrasjes. Se pse, kjo ende s’është qartësuar plotësisht. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit