-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

FJALË QË NUK I THUHEN BURRIT ASNJËHERË

Më të lexuarat

Nganjëherë shqiptojmë fjalë pa ndonjë qëllim të veçantë dhe nuk u kushtojmë fare rëndësi, por ato e vrasin tjetrin në ndjenja dhe shkaktojnë probleme. Kur e shohim gabimin, ndjejmë keqardhje dhe shpresojmë që koha të kthehet e ta përmirësojmë atë gabim, mirëpo edhe përskaj asaj se ndjejmë keqardhje, s’kemi mundësi të kthehemi e ta përmirësojmë dhembjen që e shkaktuan ato fjalë. Për këtë arsye gruaja duhet të jetë e mençur dhe e kujdesshme që mos t’ia cek burrit të saj ato fjalë që e irritojnë dhe e nxisin ta bën atë që nuk duhet ta bën!

1. Dua divorc.

Një ndër gabimet më të mëdha që bie në to gruaja është kur i thotë burrit të saj se, dua divorc! Fjala divorc duhet të jetë jashtë fjalorit tënd dhe konsideroje se është opsion i fundit në jetën tënde bashkëshortore madje opsion që s’ekziston. Përmendja e divorcit e lëndon burrin dhe martesën tënde. Paramendoje veten në vendin e tij kur ti dëgjosh ato fjalë.

2. I fejuari im i mëparshëm ishte dhe ishte ..

Nëse gruaja ka qenë e fejuar më herët nuk duhet t’ia përmend burrit të fejuarin e mëparshëm të saj apo edhe burrin që është ndarë nga ai, nëse ka qenë e martuar më herët. Madje s’ka nevojë as emri ti ceket. Mos ia përmend burrit tënd se ai sillej më mirë me ty dhe se dallohej me diçka më të mirë se ai. Shprehjet e tilla e lëndojnë thellë dhe mos harro se partneri yt nuk pranon asnjëherë dhe assesi krahasim me dikë tjetër.

3. Ti je si prindi yt plotësisht.

Mos i thuaj burrit tënd se është si prindi i vet, asnjëherë. Kjo do ta demoralizon shpirtërisht dhe do ta bën që ta humb vetëbesimin. Kjo poashtu është nënçmim për prindin e vet dhe ofendim për të. Largoju nga të folurit negativ për familjen e tij. Mundohu që të bëhesh urë lidhëse për hajr dhe mirësi mes tij dhe familjes së tij.

4 Të lutem largohu nga unë.

Gjatë mosmarrëveshjeve mos i thuaj të largohet nga ti sepse kjo do ta vështirëson situatën edhe më tepër. Lajmëroje për gabimin e jo që të largohet nga ti. Lajmëroje për atë që ti e do dhe për atë se ai ku e ka gabim që ta di edhe ai gabimin e tij, nëse ka gabuar, dhe mos e mbyll mosmarrëveshjen vetëm se me akuza.

5. Mos ia shpreh pakënaqësinë tënde nga lidhja e juaj e ngrohët.

Përkundrazi, ti ripërtërije romantikën në jetën e juaj bashkëshortore dhe paraqite dashurinë tënde ndaj tij që me të t’ia shtosh vetëbesimin dhe në të ardhmen të përmirësohet vet.

6. Ndryshoje punën apo profesionin tënd!

Mos ia thuaj këto fjalë nëse nuk ka nevojë për to sepse ai do të ndjehet i mangët dhe do të fiton përshtypjen se e sulmon dhe se atë që e bën ai për ty nuk të mjafton. Në vend të këtyre fjalëve mendo mirë se pse dëshiron që ai ta ndërron vendin e punës? Për shkak se është larg shtëpisë dhe vonohet deri sa vjen në shtëpi, apo shumicën e kohës e kalon jashtë shtëpisë dhe nuk rri me ty për shkak profesionit apo punës së tij, apo si opsion më i mirë është që të shpërnguleni më afër punës së tij, etj. Pra njëherë mendo mirë e pastaj thuaja atë që e mendon.

Burri yt duhet të jetë njeriu i fundit që mundesh ta lëndosh edhe pse shpesh ndodh që ai të lëndohet në shumë raste. Fjalët tona dëmtojnë më shumë se sa ne që mendojmë dhe ajo më e keqja është se nuk harrohen ndoshta edhe me vite të tëra!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit