7.4 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Finlanda thotë se Rusia ka ndaluar furnizimin me gaz natyror

Më të lexuarat

Rusia ndaloi eksportet e gazit natyror në Finlandë, sipas një deklarate nga firma shtetërore finlandeze e energjisë Gasum.

“Është shumë për të ardhur keq që furnizimet me gaz natyror sipas kontratës sonë të furnizimit do të ndalen”, tha CEO i Gasum, Mika Wiljanen.

Kompania ishte përgatitur për një situatë të tillë dhe nuk do të ketë ndërprerje në rrjetin e furnizimit me gaz në muajt e ardhshëm, shtoi ai.

Gasum do t’i kthehet furnizimit me gaz nga burime të tjera për të shërbyer stacionet e karburantit, thuhet në deklaratë, raporton cnn.

Media shtetërore ruse, TASS konfirmoi ndalimin e eksportit, duke përmendur “mospagesën” si arsyen e vendimit të firmës ruse, Gazprom.

Kjo e fundit ka vazhduar të kërkojë nga vendet evropiane të paguajnë për gazin rus në rubla, pasi presidenti Vladimir Putin tha në mars se kombeve të huaja “jomiqësore” do t’iu shkurtohej furnizimi nëse nuk do të ndryshonin monedhën.

Në një deklaratë të martën, Gasum hodhi poshtë skemën e propozuar të pagesës së rublave dhe tha se do ta dërgonte Gazpromin në arbitrazh për këtë çështje.

Eksportet e gazit rus përbëjnë vetëm 3 për qind të përzierjes totale energjetike të vendit nordik – që përfshin energjinë e prodhuar nga biokarburantet dhe burimet bërthamore. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit