17.3 C
Pristina
Saturday, June 29, 2024

Finlanda ndalon simbolet kuqezi për ndeshjen me Kosovën

Më të lexuarat

Federata e Futbollit të Kosovës ka lëshuar një lajmërim për medie, ku tregon një vendim të Federatës së Futbollit të Finlandës.
Sipas këtij njoftimi, gjatë ndeshjes Finlanda – Kosova, lejohen vetëm simbolet e Finlandës dhe Kosovës, dhe asnjë simbol apo rikuizitë që lidhet me një shtet të tretë, transmeton Koha.net.
Në ndeshjet e kaluara është vërejtur se përpos flamurit kosovar, ka valëvitur në shumë pjesë të stadiumit edhe flamuri komëbtare Kuq e Zi.

FFK ka lutur të gjithë shikuesit që ta respektojnë këtë vendim, që ndeshja e parë ndërkombëtare e Kosovës të kalojë pa incidente.
Lajmërimi i plotë:
FFK-ja njofton mbarë opinionin dhe adhuruesit e futbollit veçmas ata që nesër do të jenë në ndeshjen Finlanda-Kosova, në mënyrë që të mos ketë keqkuptime në stadium lejohen vetëm simbolet e Finlandës dhe Kosovës dhe asnjë simbol apo rekuizitë që asocon me ndonjë shtet të tretë. Ky është vendim Federatës së Futbollit të Finlandës. Po ashtu në tribunën prapa portës, lejohen vetëm simbolet e Finlandës.

Në mënyrë që ndeshjen e parë historike ndërkombëtare Kosova ta kalojë pa asnjë problem dhe incident eventual, ndaj ju lusim për mirëkuptim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit