9.1 C
Pristina
Thursday, January 30, 2025

Filozofia e zhvillimit ekonomik

Më të lexuarat

Enes b. Malik transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) i tha: “Kur një jobesimtar bën një vepër të mirë, ai shijon shpërblimin e saj në këtë botë. Ndërsa për besimtarin, Allahu e ruan shpërblimin e veprave të tij të mira për botën tjetër dhe i siguron furnizim në këtë botë sipas bindjes së tij ndaj Tij.”

Enes b. Malik transmeton: “Një person nga Ensarët erdhi te i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) dhe i kërkoi diçka. Profeti e pyeti: ‘A ke diçka në shtëpinë tënde?’ Ai tha: ‘Kam një copë rrobë të brendshme. Një pjesë e veshim dhe tjetrën e përdorim si shtrat. Dhe kam një kupë druri me të cilën pijmë ujë.’ Profeti tha: ‘M’i sill ato.’ Ai ia solli dhe i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) i mori në dorë dhe tha: ‘Kush i blen këto dy sende?’ Dikush tha: ‘Unë i blej për një dirhem.’ Profeti tha: ‘Kush ofron më shumë se një dirhem?’ Këtë e përsëriti dy ose tri herë. Dikush tjetër tha: ‘Unë i blej për dy dirhemë.’ Ai ia shiti atij për dy dirhemë dhe ia dha ato dirhemë ensariut. Pastaj i tha: ‘Me njërin bli ushqim për familjen tënde dhe me tjetrin bli një sëpatë dhe ma sill.’ Ai e solli sëpatën dhe Profeti e vëndosi një copë druri në të me duart e tij dhe i tha: ‘Shko, pre dru dhe shiti dhe mos u kthe tek unë për 15 ditë.’ Ai shkoi, preu dru, i shiti dhe kur u kthye, kishte fituar 10 dirhemë. Me disa bleu rroba dhe me disa ushqim. Atëherë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) i tha: ‘Kjo është më e mirë për ty sesa të lypësh, që të bëhet njollë turpi në fytyrën tënde në Ditën e Gjykimit. Lypja është e lejuar vetëm për atë që është në varfëri ekstreme, është rënduar nga borxhet ose vuan nga një sëmundje e dhimbshme.’”

Ebu Usame transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Një person do të sillet pranë një porte të Xhenetit. Kur ai do të ngrerë kokën, do të shohë të shkruar atje: ‘Shpërblimi për sadakanë është dhjetëfish, ndërsa për një hua është tetëmbëdhjetëfish, sepse ai që kërkon hua është në nevojë të vërtetë. Por kur jep sadaka, marrësi mund të mos jetë domosdoshmërisht në nevojë.’”

Hamza, biri i Abdullahut, transmeton nga babai i tij se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Kur një njeri është gjithmonë duke lypur nga njerëzit, ai do të dalë përpara Allahut në një gjendje ku nuk do të ketë mish në fytyrën e tij.”

Abu Hurejra transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Ai që lyp pasurinë e të tjerëve për ta shtuar të vetën, nuk kërkon gjë tjetër përveç thëngjijve të ndezur, prandaj le të kërkojë pak ose shumë.”

Amr b. Harith transmeton se vëllai i tij, Said b. Harith, ka thënë: “Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) duke thënë: ‘Kushdo që shet një pronë, nuk ka bekim në çmimin e saj, përveç nëse me atë çmim ndërton një pronë tjetër të ngjashme.’”

The post Filozofia e zhvillimit ekonomik appeared first on Ekonomia Islame.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit