1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Fillon “Marshimi i Paqes” në Bosnje dhe Hercegovinë

Më të lexuarat

Fillon në komunën Nezuk me pjesëmarrjen e mijëra personave “Marshimi i Paqes” (Marsh Mira) i cili zhvillohet tradicionalisht në udhën e përdorur përmes pyllit për të mbërritur në “zonën e sigurtë” në qytetin Tuzla nga personat që u largonin nga gjenocidi i Srebrenicës, raporton Anadolu Agency (AA).

Në orët e para të mëngjesit në komunën Nezuk që ndodhet në pjesën qendrore të Bosnje dhe Hercegovinës mbi 5 mijë persona janë mbledhur në aktivitetin i cili mes popullit njihet edhe si “marshimi i vdekjes” dhe i cili ishte itinerari i përdorur nga personat që përpiqeshin të largoheshin nga gjenocidi në Sebrenicë që në Europë pranohet si tragjedia më e madhe e përjetuar pas Luftës së Dytë Botërore.

Pjesëmarrësit e bashkuar në udhën e pyllit pasi të kryejnë lutjet dhe qëndrime nderi për viktimat e gjenocidit, më 10 korrik pas një marshimi prej 100 kilometrash do të mbërrijnë në Varrezat Memoriale Potoçari ku do të varrosen ata që kanë humbur jetën në gjenocid.

Pjesëmarrësit në kuadër të “Marshimit të Paqes” që këtë vit mbahet për të 12-tën herë, për të mbërritur në Potoçari do të kalojnë në udhëtim tre ditë duke ecur çdo ditë 35 km. Pjesëmarrësve të cilët do të kalojnë natën në pikat e strehimit të përcaktuara më parë gjithashtu do të iu jepen informacione në lidhje me gjenocidin si dhe do të tregohen momentet e atyre që kanë arritur të mbijetojnë pasi kanë kaluar “udhën e vdekjes”.

– Një numër i madh personash marrin pjesë nga Turqia dhe bota

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit