2.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Fidan: Vazhdojnë përpjekjet për rikthimin e marrëveshjes së drithit të Detit të Zi

Më të lexuarat

“Kjo marrëveshje është jashtëzakonisht e rëndësishme si për sigurinë ushqimore në botë, ashtu edhe për stabilitetin dhe paqen në Detin e Zi”, tha ministri i Jashtëm turk në Moskë

Një paketë e re propozimesh e përgatitur nga OKB-ja me kontributet e Türkiyes mund të ringjallë Iniciativën e Drithërave të Detit të Zi, tha sot ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan, raporton Anadolu.

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij rus Sergey Lavrov në Moskë, Fidan tha: “Ne mendojmë se kjo përbën bazament të përshtatshëm për ringjalljen” e marrëveshjes së korrikut të vitit 2022.

Ai tha se përpjekjet e Türkiyes për të ringjallur marrëveshjen e drithit të Detit të Zi do të vazhdojnë, duke shtuar: “Kjo marrëveshje është jashtëzakonisht e rëndësishme si për sigurinë ushqimore në botë, ashtu edhe për stabilitetin dhe paqen në Detin e Zi”.

Türkiye po i vazhdon përpjekjet e saj për të ringjallur marrëveshjen e drithit dhe ka argumentuar se nuk ka alternativë tjetër.

Më 17 korrik, Rusia pezulloi pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Türkiye dhe OKB-ja, për të rifilluar eksportet e grurit nga tre porte ukrainase të Detit të Zi që u ndaluan pas luftës në Ukrainë në shkurt 2022.

Moska është ankuar vazhdimisht se Perëndimi nuk i ka përmbushur detyrimet e veta në lidhje me eksportet e drithit të Rusisë. Ajo thotë se kufizimet në pagesa, logjistikë dhe sigurime kanë qenë pengesë për dërgesat e saj.

aa

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit