Basketbollistja 18-vjeçare muslimane Noha Berhan, e cila është pjesë e ekipit amator Huddinge nga Stokholmi i Suedisë, mund të luajë me shami.
Federata Ndërkombëtare e Basketbollit FIBA, të enjten ka njoftuar se basketbollistes Noha Berhan i lejohet të mbajë shaminë gjatë ndeshjeve.
Por, ky vendimi është i përkohshëm, deri në fund të janarit të viti 2017, kur zyrtarët e FIBA-s pritet të mblidhen për ta diskutuar sërish çështjen.
I njëjti organizëm ia kishte ndaluar basketbollistes së re muslimane dy muajt e shkuar që të luante me shami për arsye sigurie.
Noha Berhan, e cila që shtatë vjeç luan basketboll, ka bërë të qartë më herët se përkundër pasionit të madh që ka ndaj këtij sporti, nuk është e gatshme që ta heq shaminë.