-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Fetva nr. 3

Më të lexuarat

Pyetje:

I nderuari Hoxhë!
Disa njerëz e trajtojnë selefizmin sikurse të gjitha xhematet dhe lëvizjet tjera të cila janë prezente sot në fushën e davetit.
Andaj dëshirojmë të na tregoni se çfarë mendimi posedoni ju lidhje me këtë?

 

Përgjigje:

Vëlla i nderuar!
Dije se është gabim të thuhet se selefizmi është një prej lëvizjeve islame, sepse selefizmi është rruga e vetme e saktë dhe e cila duhet pasuar dhe duhet ecur simbas metologjisë të cilën kjo rrugë e parasheh, e ne duhet t’i përmbahemi, t’i takojmë dhe të luftojmë për selefizmin.
Kurse, saiperket lëvizjeve tjera, muslimani duhet të largohet dhe nuk i lejohet t’i pasojë ato, sepse ato janë lëvizje të sekteve të devijuara dhe humbura.

Njeriu nga natyrshmëria e pastër e krijuar nga Allahu, nuk ka mundësi të jetë i kënaqur nëse ai është pasues i sekteve të ndryshme e ska dyshim se ato janë të devijuara dhe janë qartazi të dalura nga prej rrugës dhe metodologjisë së selefëve (gjeneratës së parë).

Muhamedi,- salalallahu alejhi ve selem!,- ka thënë:
” Kapuni për sunetin tim dhe për sunetin e halifëve të mi tëdrejtë të cilë do të vijnë pas meje”.1
Kur ai,- salallahu alejhi ve selem!,- u pyet se cili është grupi i shpëtuar”, ai ishte përgjigjur duke thënë:
” Ky është grupi i cili do jetë në atë sikur jam unë dhe sahabët e mi”. 2

Kie në mendje vëlla im se:
Njeriu nuk do të ketë sukses duke pasuar rugën e lëvizjeve të devijuara dhe lëvizjeve të cilat nuk e pasojnë metodologjinë(rrugën) e gjeneratave të para.

Një Poet ka thënë:
” Në sukses shpreson njeri,
porse nuk ecë rrugëve që çojnë drejt tij,
Vallë, ke parë anije që ecë pa ujë?!”.

Allahu është më i Dituri !

”El Munteka min fetava SHejh Salih El Feuzan”, 354.

Dr. Salih el Feuzan,- Allahu e ruajtë!

Përktheu dhe Përshtati nga arabishtja: Suad Shabani

1. Ahmedi, Ebu Davudi, dhe Tirmidhiu.
2. Tirmidhiu dhe Ibën Maxhe.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit