5.1 C
Pristina
Wednesday, January 8, 2025

“FETO është tumor dhe do ta largojmë kudo që është përhapur”

Më të lexuarat

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, theksoi sot në Ankara vendosmërinë në luftën kundër organizatës terroriste FETO, deri në heqjen e plotë të të gjitha elementeve të kësaj organizate terroriste, raporton Anadolu Agency (AA).

“Etiopia është në mesin e miqve tanë që kanë parë fytyrën kriminale të FETO-s dhe të cilët janë të vetëdijshëm për rrezikun që FETO paraqet për njerëzimin. Lidhur me këto çështje po bëjmë hapa të përbashkëta. Jemi të vendosur që të heqim këtë tumor të FETO-s, jo vetëm nga Etiopia, por edhe nga mbarë rajoni, dhe kudo që është përhapur. Jemi të obliguar që ta heqim meqë ky është tumor”, tha Erdoğan pas takimit me presidentin e Etiopisë, Mulatu Teshome Wirtu i cili qëndron për vizitë në Turqi.

Ai theksoi se gjatë vizitës së sotme janë mbajtur takime edhe të delegacioneve të të dyja vendeve ku janë nënshkruar katër marrëveshje të rëndësishme, duke shtuar se Etiopia është vend mik i rëndësishëm dhe i afërt i Turqisë.

Erdoğan shtoi se Etiopia është një nga partnerët më të rëndësishëm strategjik të Turqisë në Afrikë, duke theksuar se sot kanë biseduar për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve edhe gjatë periudhës së ardhshme.

“Sot kam parë se ekziston një vullnet i fuqishëm i të dyja palëve në aspektin e forcimit të bashkëpunimit”, tha Erdoğan, duke kujtuar se investimet e Turqisë në Afrikën Subsahariane arrijnë në gjashtë miliardë dollarë, prej të cilave 2.5 miliardë në Etiopi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit