13.8 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

OKB: Të ndalet menjëherë dhuna ndaj muslimanëve në Mijanmar

Më të lexuarat

Këshilltari i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Parandalimin e Gjenocideve, Adam Dieng, në një deklaratë në lidhje me raportin e publikuar më 3 shkurt nga ana e Komisariatit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR), i ka cilësuar si tmerruese shkeljet e të drejtave të njeriut ndaj muslimanëve të Arakanit (Rohingya) nga ana e ushtrisë së Mijanmarit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e tij, Dieng ka theksuar se në rajon po ndodhin shkelje serioze të të drejtave ndaj popullatës civile.

“Unë dhe shumë persona u bëjmë thirrje autoriteteve të Mijanmarit t’i hulumtojnë në mënyrë të pavarur dhe të paanshme akuzat që ndodhen në raportin e publikuar nga OHCHR. Hulumtimi i realizuar nga OHCHR i forcon edhe më tepër këto akuza dhe tregon se forcat e sigurisë po kryejnë aktivitete jashtënjerëzore dhe dhunë të papranueshme. Kjo dhunë duhet ndalur menjeherë”, është shprehur Dieng.

Ndryshe, sipas raportit të publikuar më 3 shkurt nga OHCHR, forcat e sigurisë së Mijanmarit përmes operacioneve në rajon kanë kryer shumë krime kundër njerëzimit, si përdhunim kolektiv, ekzekutim pa gjykim, plaçkitje dhe rrahje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit