10.7 C
Pristina
Tuesday, May 28, 2024

Shehut i vidhen 127 mijë euro dhe stoli me vlerë 30 mijë euro (Video)

Më të lexuarat

Shtëpia e sheh Bajram Krasniqit nga Demjani i Gjakovës u bë cak i hajnave.

Ata nga dollapi në dhomën e shehut vodhën 127.000 euro. Para që besimtarët i kishin dhënë për rregullimin e teqesë, njofton Klan Kosova.

Gjithçka, sipas Besim Krasniqit, djalit të sheh Bajramit, ndodhi pas orës tetë të mbrëmjes të së hënës.

Krasniqi thotë se të gjitha paratë i mbanin në këtë dollap, se sipas tij ishin të sigurt se nuk do ndodhte ndonjë rast i tillë.

Vjedhësit morën edhe stoli, në vlerë prej 30.000 euro.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit