Festa e dashurisë (shën valentini)
Shejh Uthejmini (rahimehullah!) ka thënë:
Festimi i festës së dashurisë nuk lejohet për disa arsye:
- E para: Se ajo është festë e shpikur për të cilën nuk ka bazë në Sheriat.
- E dyta: se ajo thërret në pasion dhe dashuri të zjarrtë.
- E treta: se ajo thërret në angazhimin e zemrës me këso gjëra të kota të cilat janë në kundërshtim me udhëzimin e të parëve tanë të mirë (selefu salih) radijAllahu anhum.
- Andaj nuk lejohet që të ndodhë në këtë ditë asgjë prej simboleve/shenjave festive, pavarësisht a është kjo në ushqim, pije, veshje, shkëmbim dhuratash etj.
- Muslimani e ka për obligim që të jetë krenar me fenë e tij e të mos jetë lajkatar e të pasojë çdonjërin.
Allahun e Lartësuar e lus që t’i ruajë muslimanët nga çdo fitne e dukshme apo e padukshme, që të kujdeset për ne me përkujdesin dhe suksesin e Tij!
[“Mexhmu’u Fetava ue rasâil shejh Ibën Uthejmin” (16/199)]
✍Përktheu: Defrim Fazliu