1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Fëmija që falej natën

Më të lexuarat

EBU JEZID EL-BUSTAMI ishte fëmijë kur i mësoi fjalët e Allahut: “O ti i
mbuluar! Çohu (të falesh) gjithë natën, përveç një pjese të saj!” Kuran, El-Muzzemmil,
1-2. Atëherë e pyeti babanë: “Babi, kujt i drejtohet Allahu me këto fjalë?”
-Të Dërguarit tonë, Muhamedit, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi
të, – iu përgjigj babai.
-E përse nuk vepron edhe ti si i Dërguari i Allahut, o babi?! – vazhdoi djaloshi.
-Biri im, Allahu e ka veçuar të Dërguarin e Allahut, paqja dhe lavdërimi i
Allahut qofshin mbi të, duke ia bërë obligim namazin e natës, kurse ne të tjerët
nuk jemi obliguar me të, – ia ktheu babai.
Atëherë fëmija heshti.
Mirëpo, kur i mësoi fjalët e Allahut: “Natyrisht, Zoti yt e di se ti (o Muhamed)
falesh më pak se dy të tretat e natës, ndonjëherë gjysmën ose një të tretën e
saj, si edhe disa prej atyre që janë me ty.” Kuran, Surja El-Muzzemmil, 20, iu
drejtua babait të tij:
-Babi, po dëgjoj se disa njerëz faleshin natën. Cilët janë ata?!” Ata janë sahabët, shokët e të Dërguarit, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin
mbi të, biri im, – ia ktheu babai.
-Po përse e lë atë që vepronin shokët e të Dërguarit (Allahu qoftë i kënaqur
me ta)? – pyeti sërish djaloshi.
-Ke të drejtë, biri im. Nuk do ta lë më namazin e natës, inshallah (në dashtë
Zoti).
Vërtet që nga ajo natë më nuk e pat lënë namazin e natës.
Një natë Ebu Jezidi u zgjua dhe e pa babanë e tij duke u falur, kështu që i tha:
-Babi, më mëso të pastrohem dhe të falem si ti.
-Biri im, shko fli, ngase ende je i vogël! – ia ktheu babai.
-Kur të vijë Dita e Kiametit e njerëzit të dalin të vetmuar para Allahut për
të parë atë që kanë punuar, Zotit tim do t’i them: “Zoti im, unë i kam thënë
babait tim: “Më mëso të pastrohem që të falem bashkë me ty”, kurse ai nuk
ka pranuar dhe më ka thënë: “Shko fli, sepse ende je i vogël.” – ia ktheu i biri.
Në këtë rast, babai i tha:
-Për Zotin, nuk do të veproj ashtu.
Atëherë ai e mësoi, dhe që nga ajo natë edhe djaloshi falej natën, bashkë me
babanë e vet.
Marrë nga libri: “Enbau nuxhebai’l-ebnai” f. 185-187.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit