1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Feja Islame nuk është pjesë e Gjermanisë”: Deklaratat e dëmshme të Seehoferit

Më të lexuarat

 Ines Pohl

 

Ministri i ri për Atdheun po e nxit debatin për Fenë Islame – në një mënyrë fatalisht të gabuar. Ende pa kaluar një javë nga ardhja në krye të ministrisë, ai nisi një debat të rëndësishëm.

Debati filloi shumë shpejt. Në intervistën e tij të parë si ministër i ri për Atdheun, Horst Seehofer bëri të qartë se në ç’mënyrë do të udhëheqë debatin për atdheun dhe integrimin – përmes polarizimeve dhe përkufizimeve. Me fjalinë e tij “Feja Islame nuk është pjesë e Gjermanisë”, ai ndezi një debat fatal, i cili Gjermanisë i sjell përçarje të reja. Dhe këtë në një kohë kur janë shtuar sulmet ndaj xhamive dhe godinave të fesë islame.

Kjo nuk është e rrezikshme vetëm për bashkëjetesën në Gjermani, por edhe për bashkëjetesën në Bashkimin Evropian, sepse ai nuk do të mund të mbijetojë në frymën e përçarjeve dhe përkufizimeve. Kërkesa e Seehoferit për nxjerrjen nga fuqia për një kohë të pacaktuar të Marrëveshjes Shengen, mund të sjellë pasiguri të tjera.

Por, toni i Seehoferit nuk është vetëm i rrezikshëm. Këtë dëshmon jo vetëm debati i nxehtë që ky njeri nga Bavaria – sërish – shkakton. Përderisa njëra anë i hedhë poshtë kërkesat e tij, të tjerët duartrokasin fuqishëm: “Më në fund dikush e thotë ate që mendojmë ne.”

Një njeri i matur me siguri që nuk do të nxiste këtë konflikt me fjali të këtilla. Pikërisht për faktin se është i ri në këtë post dhe ka shansin që të afrohet me pasigurinë dhe ndjenjën e kërcënimit tek shumë gjermanë. Katër milionë myslimanë jetojnë në Gjermani. Ky është fakt. Dhe kush beson se besimi i tyre nuk na takon edhe neve, ndihmon në fund të fundit forcat ekstremiste.

Pse Seehoferi nuk pyet thjeshtë: çfarë feje Islame i takon Gjermanisë? Dhe në këtë mënyrë do të obligonte edhe shoqatat islame në Gjermani që të angazhohen për bashkëjetesë paqësore. Pse nuk përpiqet që të bashkëpunojë me myslimanët, të cilët e respektojnë Kushtetutën tonë? Me ata, të cilët angazhohen për barazi gjinore? Kjo është fryma, në të cilën qeveria e re duhet të përballet me sfidat e integrimit. Një mundësi konstruktive për të mënjanuar frikën që përhapë partia populiste e djathtë AfD në Parlament.

Nuk është ndonjë rastësi që Gjermanisë i janë dashur gati gjysmë viti negociata për të krijuar qeverinë e re. Kjo është një pasqyrë e asaj me të cilën po përballet Gjermania në kërkim të identitetit si vend i migrantëve. Fokusimi permanent tek Feja Islame është vetëm edhe një dëshmi tjetër për paaftësi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit