9.4 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Komuna e Prishtinës dhe TIKA bashkëfinancojnë ndërtimin e Qendrës për personat me sindromën Down dhe autizëm

Më të lexuarat

Komuna e Prishtinës u vizitua sot nga një delegacion i Komunës Selçuk-Konya, me në krye nënkryetarin Ziya Yalçinkaya. Qëllimi i kësaj vizite ishte që bashkë me TIKA-n të konkretizojnë marrëveshjen për ndërtimin e Qendrës për Sindromë Down dhe Autizëm në Prishtinë.

Kryetari Shpend Ahmeti tha se javëve të fundit, me TIKA-n janë marrë vesh që ta bashkëfinancojnë ndërtimin e kësaj qendre, ku gjysmën e parave do t’i jep Komuna dhe shoqatat, e gjysmën tjetër qeveria turke përmes TIKA-s.

“Lokacioni është ndarë afër stacionit të autobusëve. Përveç ndihmës financiare, kemi kërkuar ndihmë edhe në atë se si duhet të duket kjo qendër, e edhe si duhet të menaxhohet. Qendra jonë do t’i ketë disa nga terapitë kryesore, e deri tek trajtimi individual i secilit fëmijë”, tha ndër të tjera Ahmeti.

Nënkryetari i Komunës Selçuk-Konya, Yalçinkaya, tregoi për mënyrën e funksionimit të qendrës për autizëm në komunën e tij.

“Është një qendër shumë e madhe, ndër më të mëdhatë dhe më të mirat në botë, ku përveç arsimimit dhe edukimit ofrohen edhe të gjitha llojet e terapive që janë të nevojshme për fëmijët me autizëm. Falënderoj të gjithë akterët që i kanë ndërmarrë hapat konkrete për ndërtimin e një qendre të ngjashme në Prishtinë, qendër kjo qe besojmë se do të jetë shumë e suksesshme”, theksoi Yalçinkaya.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit