-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Fe dhe politikë në Maqedoni, hoxha shkupjan: ja pse Ali Ahmeti është shenjë e kjametit!

Më të lexuarat

Përfshirja e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti edhe në ligjërime me theks fetar, ka çuar në reagime dhe nga ana e ndonjë kleriku musliman, siç ka qenë rasti këtë të premte me hoxhën e Shkupit, Bedri Lika.

Ditë më parë Ahmeti ishte në Dibër të Madhe dhe, duke u pozicionuar si teolog tha se “Parajsa (xheneti – shën. Red.) nuk është vetëm për muslimanët”.

Lika tha se “Ali Ahmetit s’i ka mbet asgjë tjetër, se gjitha punët i ka nxjerrë në terezi dhe se ndonjë ditë do e ftojnë dhe t’ia vendosin kapuçin për të mbajtur ders(ligjëratë – shën. Red.) në xhami. Sipas hoxhës shkupjan, Ahmeti e shpjegon fenë islame sipas filozofisë së tij, por që me këtë mënyrë po nënçmon të gjithë gjithë hoxhallarët, ata që më mirë se askush kanë ditur ta shpjegojnë këtë fe madhështore.

Ndiqni kritikat e Likës adresuar ligjëratave politiko-fetare të kreut të BDI-së, që për më tepër njihet si marksist-leninist në pozicionimin ideologjik. /tesheshi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit