4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

FBI: Rusia kreu aktivitete dezinformuese lidhur me zgjedhjet në SHBA

Më të lexuarat

Në deklaratën e FBI-së pretendohet se aktorët e lidhur me Rusinë “krijuan imazhe dhe artikuj të rremë për të minuar legjitimitetin e zgjedhjeve në ShBA.

Byroja Federale e Hetimeve të ShBA-së (FBI) dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës së ShBA-së (CISA) pretendojnë se Rusia ka kryer dy përpjekje të reja dezinformimi prej të cilave një artikull për zgjedhjet presidenciale në ShBA dhe një intervistë të rreme.

Në një deklaratë të përbashkët të publikuar nga FBI dhe CISA, pretendohet se aktorët rusë si pjesë e një fushate dezinformuese përdorën një artikull që pretendonte se zyrtarët amerikanë “organizuan një plan për të kryer mashtrim” në zgjedhje dhe publikuan një imazh që tregonte në mënyrë të gabuar një intervistë me një person që pretendonte se është kryer “mashtrim zgjedhor” në shtetin e Arizonës.

Në deklaratë pretendohet se aktorët e lidhur me Rusinë “krijuan imazhe dhe artikuj të rremë për të minuar legjitimitetin e zgjedhjeve, për të ngjallur frikë te votuesit për procesin zgjedhor dhe për të sugjeruar se qytetarët amerikanë po përdorin dhunë kundër njëri-tjetrit për shkak të preferencave të tyre politike”.

“Këto aktivitete të Rusisë bartin rrezikun e provokimit. Aktivitetet ishin të dizajnuara për të ‘lëkundur besimin në procesin zgjedhor’ dhe për të krijuar mosmarrëveshje mes votuesve amerikanë”, thuhet në deklaratë.

Më tej, u bë paralajmërim kundër mundësisë që Rusia të publikojë përmbajtje të ngjashme në ditën e zgjedhjeve.

Gjithashtu, në deklaratë vihet në dukje se Irani vazhdon të mbetet “kërcënim i rëndësishëm i ndikimit të huaj kundër zgjedhjeve në ShBA”.

/trt BALLKAN/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit