3.4 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Fan Noli- Lëvizja panislamike në Misir

Më të lexuarat

Përgatiti: Vehbi Shatri

Feja dhe fanatizmë e fesë nuk i bënë kombet e mëdha, vetëm i prish.
Në krye i math, bën një komp të madh, një krye përmi fenë.
Turqia, meqenë që e sheh punën më të tera anët, na zuri një politikë të re në të cilin përkrahet dhe nga një pushtet i madh, nga Gjermania, e cila ka interesa të mëdha në Turqi. Kjo politikë e re është lëvizja panislamike domethënë të bashkojnë nën flamurin e saj tërë myslimanët që ndodhen në faqen e dheut. Kjo punë duket së pari me rëndësi të madhe se për të tjera kohëra një bashkim i këtillë zaptoi tërë botën pothuaj na solli një qytetërim pashembëll në histori të përgjithshme.
Ata që duan të gjykojnë islamizmin si fe dhe si vegël qytetërimi, kur mos bëjnë gabimin të marrin për shembull turqit, të cilët i dhënë datën kësaj feje, dhe historia njeh varrin e së shkëlqyerës dhe së artës kohë të Islamit.
Cilido njeriu të ndriçuar i vjen keq të humbi ay komb i vjetër i arabëve, që u çudit tërë bota me diturinë e tyre dhe me mjeshtërin e tyre. Kur lulëzonin arabët, evropianët e të krishterët gjendëshin në një shkallë shumë të poshtër, sa fanatizma mbretëronte që nga Fanari i gjer me atë anë të Evropës dhe digjeshin me mijëra mijëra njerëz, pse s’donin ti besonin Krishtit. Do të sjellë dy shëmbëlle të vogla për të provuar faqezeza këtë të vërtetë.
Jerusalimnë e kishin zaptuar arabët. U ngrit Papa dhe tha se është turp i math për të krishterët, vendi ku lindi shpetimtari ynë të gjendet në duart e të pabesëve.
U bënë aherë shumë luftëra për të çliruar vende të shenjëta dhe meqenëqë tërë ushtarët të krishterë mbanin nga një kryq, u quajtën kryqëzata.
Kur ushtarët e Krishtit zbuan arabët nga Jerusalemi dhe hynë brenda, bënë të ligat e dynjasë: vranë, prenë, therën, vodhën e s’kursyen as gratë e mbarsa, as foshnjat në djep.
Sa barbarë u dukën të krishterët aq të qytetëruar u rrëfyen arabët.
Kur i zaptuan përsëri ato visi ku lindi Krishti, as qime të krishterë s’trazuan. Kush do mos çudiet kur të mësojë se një halif i math(udhëheqës mysliman) u kish dhënë urdhër ushtarëve që po të hasin grua me barrë ti unjin armët!
Kur spanjollët i zbuan arabët nga vendi i tyre, mbyllë një mijë hamame vetëm në Al-hambra, duke pandehur se ndyrësira dhe qelbësira e trupit janë shenjat e para të krishterimit.
Në Athinë edhe në Fanar nuk spastroheshin dot kolgjrit se Krishti thënke që po të përkujdesësh për trupin humbët shpirti.
Nga ana tjetër fanatizma ishte një e njojtur përmi arabët.
Dhallë shumë filozofë që kanë shkrojtur kundër Islamit, po asnjë si trazonte se mbretëronte një e peshembëllt liri mendjeje. Po të gjendeshe në Evropë dhe të shkruanjë kundër Krishtit, do të digjeshe pa fjalë me muzikë dhe me daule gëzimtare që shpëtoi bota nga një bir i djallit.
Aristotelin e kthyen nga greqishte e vjetër të parët arabët, dhe nga arabishtja e kthyen frëngjisht.
Sot pra gjenden shumë arabë ideologë të ndritur që ndërrojnë të ngjadhin kohën e artë të Harun-al-Rashidit dhe janë filluar shumë shoqëria të këtilla në Paris e gjetë, në Evropë, në Syri, në Arabi dhe në Misirë , për këtë qëllim, që të bashkojmë tërë tok myslimanët.
Të ish që të bëhej 100 vjet më përpara kjo punë dhe të mbanin këtë politikë gjithmonë, turqit kur do mos pushtoheshin nga Evropa.
Sot mi sot kjo politikë skanë nonjë rëndësi të madhe. Po këtë çështje e trazon sulltani që të tremben Anglia dhe Franca, që kanë më të shumët myslimanët në sundim të tyre, ta lënë më rehat dhe kështu ti zgjatet ca pak jata në Evropë, i mbyturi nga leshtë e tij zihet. Sa për Misrir krejt e kësaj lëvizjeje është Mustafa pasha Kamelli, njëri me besim të gjerë dhe shumë i shquar, po edhe shumë idealist.
Që të ngjadhet koha e arabëve, lipsen të ngjadhen edhe ata njerëz dhe ata krerë që do të heqin një valle kaq madhështore. Po siç e dijmë mirë, Pejgamberi s’thotë se mund të ngjallen njerëz të vdekur; një tjatër i thotë këto gjëra dhe i paska bërë dhe i ditka. Epo atëherë cili do të bëhët? Mos sulltani?
Po siç e di tërë bota ay i dha myslimynllëkut grushtin e fundit (coup de grace) dhe e greminosi.
Ky pasha që thamë më sipër që është direktor i flets (Al Liva) në Misir, ka miqësinë tre diplomatët e Evropës dhe bën siç i mundet për të zbuar anglezët nga vendi i tij, Misiri, Misirlinjtë s janë njerës që të kuptojnë këtë zotëni dhe mirë bëjnë. Po ca të krisur u ngritnë dhe vranë ca oficerë anglezë dhe i zu qeveria dhe do ti mvarë.
Tashi prapë këndojmë në gazetat që përgatitet një ngritje e përgjithshme në Misirë dhe u bënë ca turbullime në Aleksandri, dhe Anglia shpie ushtarë nga Malta dhe nga Gjibraltari që ta mbytë revolucie për shpërnginjë. Kur të qytetërohen grekët e sotmë dhe të bëhen si të vjetrit, atëherë dhe misilinjtë do të bëhen si arabët e vjetër, dhe atëherë sulltani do të harrinjë në shkall të Harun-al-Rashidit. Feja dhe fanatizmë e fesë nuk i bënë kombet e mëdha, vetëm i prish. Në krye i math, bën një komp të madh, një kre përmi fenë.

[1] Redaksia, Levizja panislamike në Misir, Bujku, Prishtinë,11.05.1995, fq.5

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit