10.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Familja që vuan për bukë, dy ditë pa ngrënë

Më të lexuarat

Të katër anëtarët e familjes Poroshtica nga Hajvalia ka dy ditë që nuk kanë ngrenë as edhe një copë të vetme buke. Jetojnë në një shtëpi, që i ngjante më shumë një gërmadhe dhe po vuajnë urie.

Ishte e përlotur, por kjo nuk ishte hera e parë që ajo po e shprehte mërzinë e saj në këtë gjendje. Ishte pikërisht mungesa e një cope të vetme buke, që nuk gjendej edhe nëse kontrollohej e gjithë shtëpia gjithandej.

Bege Poroshtica, një grua që nuk i kishte mbushur ende 40 vjet, mërzitej shumë gjersa duronte urie. Duke dalë nga shkallët e një shtëpie të vjetër, që më shumë i ngjante asaj të braktisur, nuk dinte nga t’ia fillonte.

”Nuk kam se çka t’u them përpara, vetëm po ju them se me lot në sy isha duke ia qarë hallin burrit se nuk kishim se çka të hanim. Nuk kemi as një copë të vetme buke, e të mos flasim për gjëra të tjera”, u shpreh kjo grua për “Kosova Sot”.

Kjo grua, e cila ishte lodhur nga skamja e mërzia rrëfen.

”Është një gjendje tmerri, kur të kërcasin zorrët nga uria dhe kur nuk ke nga t’ia mbash”,thotë ajo, duke shtuar se jeta i është mërzitur nga kjo gjendje dhe nuk e ka hallin e saj por të bashkëshortit e të vajzës së vogël, dhe të gjyshes së burrit, plakës 90-vjeçare.

Begia ankohet edhe për shumë gjëra të tjera elementare, të cilat ia hanë shpirtin për çdo ditë.

“A ka më vështirë për një grua, kur zgjohesh në mëngjes dhe sheh se nuk ke as gjë, as miell, as kripë, e as vaj, e të mos flasim për gjëra të tjera. Sot është dita e dytë e një ditë ndër ditët e shumta që ma zë frymën e që më bën me vaj. Vërtet është e vështirë dhe nuk paramendohet të mbetesh pa bukë në ditët tona”, ka treguar ajo realitetin e hidhur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit