1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Familja Pacolli dhuroi dy hektarë tokë vakëf për Bashkësinë Islame të Kosovës

Më të lexuarat

Sonte në mbrëmje, pikërisht në dhjetë netët e fundit të muajit Ramazan, Bashkësia Islame e Kosovës ka pranuar një donacion vakëf prej dy hektarësh tokë nga familja Pacolli.

Këtë e bëri të ditur kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili ndër të tjerash theksoi se është kënaqësi për të dhe për familjen Pacolli që të ndajë këtë parcelë për nevojat e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, falënderoi z. Behgjet Pacolli, si dhe familjen Pacolli për këtë donacion, duke lutur Allahun që t’ua pranojë si sadaka rrjedhëse, dhe që Zoti t’i shpërblejë me të mirat e Tij në këtë dhe botën tjetër.

Kjo parcelë e cila gjendet në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë do të shërbejë për ndërtimin e Qendrës Islame.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit