0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Falu para se të ta falin namazin!

Më të lexuarat

Unë isha njeri që nuk falja namazin, të gjithë më thoshin se duhet të falesha; babai, vëllezërit, motrat…, por unë nuk bindesha. Një ditë prej ditësh cingëroi telefoni. Ishte një njeri i moshuar që po qante.

“ A je ti Ahmedi?”, – më tha ai.

“Po, unë jam Ahmedi!”, – i thashë atij.

Njeriu i moshuar më tha: “Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi, e gjetëm shokun tënd Halidin të vdekur në shtratin e tij.”

“Halidin??!”, – bërtita. “Po ai dje ishte te unë!”

Njeriu i moshuar duke qarë më tha: “Nesër do t’ia falim namazin e xhenazes në xhaminë e madhe.”

E mbylla telefonin dhe qava: ‘Halidi! Si mund të vdesë ai aq i ri?! Ndieja se vdekja përqeshej me mua për shkak të pyetjeve të mia qesharake…’

Hyra në xhami duke qarë. Ishte hera e parë që po ia falja dikujt namazin e xhenazes. Kërkoja Halidin dhe e gjeta atë përpara të shtrirë, i mbuluar me një pëlhurë të bardhë, krejt përpara, te imami. Nuk lëvizte. Posa e pashë ashtu bërtita. Njerëzit e pranishëm u kthyen kah unë… Mbulova fytyrën me dorë dhe sillja kokën. Mundohesha të përmbahem, por kot…

Në atë çast, babai im më tërhoqi nga ai dhe më pëshpëriti në vesh: “Falu para se të ta falin namazin (xhenazen)!” Mu duk sikur shtiu (me armë) e jo se foli. Nuk u ndalja së qari dhe nuk mund ta largoja shikimin nga Halidi.

Çfarë do të dëshironte Halidi, po të ngjallej në këtë moment?! Një cigare?! Një vajzë?! Një udhëtim jashtë vendit?! Një këngë?! E mendoja veten në vend të tij dhe më kujtoheshin ajetet:

“(Kujto) Ditën kur kërciri do të zbulohet (Ditën e Ringjalljes) dhe do të thirren të bien në sexhde, por ata nuk do të munden.” [El-Kalem:42]

Shkuam te varrezat… e lëshuam në varr… dhe mendoja me vete:

‘A thua, si do të përgjigjet kur të pyetet për veprat e tij???! A do të thotë: ‘Njëzet këngë, gjashtëdhjetë filma, mijëra cigare???! ‘
Qava gjatë… Nuk kishte lënë asnjë namaz që do të ndërmjetësonte për të, asnjë vepër të mirë…, nuk mund të lëvizja. Babai më priti gjatë. E lashë Halidin në varrin e tij… dhe u largova.

Mbase ai po më dëgjonte duke shkuar…
Nga gjermanishtja: Jusuf Kastrati

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit