15.8 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Izraeli tregon arsyen pse nuk e njeh Kosovën

Më të lexuarat

Ambasadorja izraelite në Beograd, Alona Fisher-Kamm ka thënë se Izraeli nuk e njeh Kosovën nga parimet, e jo nga oportunizmi e as bazuar në ndonjë agjendë politike.
Në një intervistë për gazeten serbe “Kurir” ambasadorja izrealite ka theksuar se një gjë e tillë nuk e përjashton dialogun e vendit të saj për komunikim të hapur me popullin e Kosovës, transmeton Telegrafi.

Ambasadorja ka thënë se Izrael ka raporte të mira me vendet e Ballkanit dhe se dëshiron që rajoni të ketë stabilitet dhe prosperitet.

“Besojmë se perspektiva evropiane është rruga më e mirë. Vlerësojmë se dialogu është zgjidhja më e mirë, e cila sjell përparim gjë e cila vlen edhe për Lindjen e Mesme”, tha ajo. /tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit