Pas vendimit të Bashkësisë Islame Fetare të Maqedonisë që të martën të hapen xhamitë, sot ky vendim ka hyrë në fuqi që në namazin e drekës, ku është falur namazi me xhemat.
Në disa pamje dhe fotografi që janë shpërndarë në rrjetet sociale, shihen besimtarët musliman duke respektuar masat e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë, ku ato mbajnë distancën e nevojshme.
Këtë javë do të falen vetëm dy namaze në xhami, namazi i drekës dhe i ikindisë, deri në hapjen e plotë.
Vendimi i hapjes së xhamisë është mirëpritur nga besimtarët dhe imamët nëpër xhamitë e ndryshme të vendit. Këtë veprim si duket do e ndjek edhe Shqipëria, që pret hapjen e xhamisë më 13 maj, sipas disa fjalëve që po qarkullojnë nga disa imam në Tiranë. Megjithëse si datë zyrtare është lënë 18 maji, nga udhëheqësit e besimeve fetare
Ndërsa Kosova ende nuk ka ndonjë datë se kur mund të hapen xhamitë, megjithëse është premtuar se 10 ditët e fundit të Ramazanit xhamitë do të jenë të hapura për besimtarët./KohaIslame.com/