Një ekstremist hebre 22-vjeçar u gjet fajtor të hënën për kryerjen e një sulmi zjarrvënës dy vite më parë në një kishë të famshme të shekullit të 4-t në Izraelin e veriut, njoftoi media vendase.
Times of Israel tha se një i dyshuar i dytë 21-vjeçar u gjet i pafajshëm për sulmin e qershorit 2015 në Kishën e Shumëzimit të Bukës dhe Peshkut në Tabgha në bregun verior të Detit të Galilesë.
Dënimi për zjarrvënësin pritet në një datë të mëvonshme, tha gazeta.
Sulmi i zjarrvënies shkaktoi dëme prej rreth 1.3 milionë euro (1.5 milionë dollarë), dhe puna e rinovimit në kishë mori tetë muaj kohë për të përfunduar. Izraeli kontribuoi rreth 394,000 dollarë për rindërtimin.
Kisha ka një mozaik me bukë dhe peshk në dysheme, i cili mendohet të shënojë bekimin nga Jezu Krishti me një sasi të vogël ushqimesh, që pastaj u shumua në mënyrë të mrekullueshme – nga kjo vjen edhe emri i kishës – për të ushqyer turmën që ishte mbledhur për ta dëgjuar teksa predikonte. / © Gazeta Impakt