0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Facebook-u trefishon fitimet

Më të lexuarat

Rrjeti më i njohur social, facebook-u ka përgatitur edhe një befasi te radhës: falë të ardhurave nga reklama, ai në tremujorin e parë të këtij viti pothuaj se ka trefishuar fitimin,transmeton Klan Kosova.
Mark Zuckerberg kërkoi gjithashtu që të lëshohet një klasë e re e aksioneve, kështu që ai mund të dhurojë para nga aksionet e tij për bamirësi duke ruajtur kontrollin e firmës të cilën ai e themeloi.
Kështu, në fund të marsit kompania ka pasur të fituara 1.51 miliard dollarë, ndërsa në tremujorin e njëjtë një vit më parë fitimi kishte qenë 509 milionë dollarë.
Nga ana tjetër qarkullimi i Facebook-ut gjatë këtij tremujori është rritur për 52 për qind duke arritur në 5.38 milirdë dollarë. Shumica e fitimit vjen nga reklamat, të cilat kanë sjellë 57 për qind më tepër fitim se sa në periudhën krahasuese të një viti më parë.
Klientët e reklamave më së shumti i kanë tërhequr shërbimet e reja të facebookut si për shembull aplikacioni për telefonat mobilë.
Në fund të marsit faecebook.u kishte 1.65 miliard shfrytëzues aktivë në muaj, që është më tepër se sa pritej nga analistët.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit