3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Facebook në recension, Zuckerberg pezullon punësimet e reja

Më të lexuarat

CEO i Meta Platforms Inc, Mark Zuckerberg, prezantoi planet e riorganizimit të ekipeve dhe shkurtimin e numrit të punonjësve për herë të parë ndonjëherë, duke i dhënë fund epokës së rritjes së shpejtë të gjigantit të rrjeteve sociale. Zuckerberg deklaroi se kompania do të ngrijë punësimet e reja dhe do të ristrukturojë disa ekipe për të shkurtuar shpenzimet dhe për të riorganizuar prioritetet. Në vitin 2023, Meta, me shumë gjasa do të jetë më e vogël se këtë vit.

‘Shpresoja që këtë vit ekonomia do të stabilizohej. Por kjo nuk po ndodh, për këtë arsye duhet të planifikojmë në mënyrë pak më konservatore’ – tha Zuckerberg. Një zëdhënës i Meta-s nuk pranoi të komentojë.

Aksionet e Meta, të cilat po tregtoheshin në rënie në fillim të ditës, zbritën më tej pas lajmit, me rënie 3.7% krahasuar me mbylljen e tregtimit të aksioneve të mërkurën. Këtë vit, aksionet kanë rënë me 60%.

Tkurrjet e mëtejshme të kostove dhe ngrirja e punësimeve është deklarata më e fortë e Meta se rritja e të ardhurave nga reklamat po ngadalësohet mes rritjes së konkurrencës për vëmendjen ndaj përdoruesve.

Ky nuk është momenti më i mirë për shkurtimet: përveç presioneve ekonomike, aktiviteti i reklamave të kompanisë, i ndërtuar mbi shënjestrimin e saktë të konsumatorit, ka humbur një pjesë të avantazhit të tij për shkak të kufizimeve të reja të privatësisë nga Apple mbi gjurmimin e përdoruesve të iPhone. TikTok po tërheq përdoruesit më të rinj nga Instagram.

Gjatë prezantimit të rezultateve të tremujorit të parë, Meta deklaroi se shpenzimet vjetore do të ishin afërsisht 3 miliardë dollarë më të ulëta krahasuar me parashikimet e para, duke e tkurrur vlerësimin që kishte arritur 95 miliardë dollarë.

Meta nuk është e vetmja kompani, e cila mbështetet te reklamat, që është prekur nga sfidat e mëdha ekonomike. Twitter Inc ka vendosur të ngrijë punësimet e reja në maj dhe u ka kërkuar punonjësve që të kujdesen për shpenzimet e tyre dhe të ulin kostot e udhëtimit dhe të marketingut.

Edhe Google e Alphabet deklaroi se do të ngadalësojë punësimet në gjysmën e dytë të vitit, kurse Snap Inc shkurtoi me 20% numrin e punonjësve në gusht. washingtonpost

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit