25.3 C
Pristina
Wednesday, June 26, 2024

Është parandaluar sulm ndaj mbretit saudit Salman në Malejzi

Më të lexuarat

Autoritetet malejziane kumtuan se parandaluan sulm të planifikuar ndaj mbretit saudit Salman, mu para se ai ta vizitojë Malejzinë.

Në kumtesë thuhet se janë arrestuar shtatë persona, prej të cilëve katër janë jemenas, një malejzian, një indonezian, përderisa nacionaliteti i i të arrestuarit të fundit nuk është kumtuar.

Të gjithë të shtatë të arrestuarit ndërmjet 21 dhe 26 shkurtit, në ditën kur mbreti Salman udhëton në Kuala Lumpur me delgacion prej 600 personave, i shoqëruar nga 25 princër sauditë.

“I zbuluam dhe arrestuam në momentin e fundit”, deklaroi shefi i policisë malejziane, Halid Abu Bakr.

Ai zbuloi se gjatë bastisjes policia ka gjetur edhe valuta të ndryshme të huaja në vlerë orej jo më pak se 61 mijë dollarëve, si dhe se të arrestuarit kanë qenë të kyçur edhe në distribuimin e drogës.

Policia në malejzi nuk jep hollësi për “sulmin e parandaluar” ndaj sauditëve, përveç që pohon se bëhet fjalë për vepër të “militantëve” jemenas.

Mediumet në Kuala Lumpur janë të ndara rreth asaj nëse jemenasit e arrestuar janë pjesëtarë të kryengritësve shiitë Huti apo janë të lidhur me grupin xhihadist Shteti islamik (SHI).

Mbreti saudit për momentin ndodhet në turne njëmujore nëpër Azi.

Arabia Saudite tashmë dy vite e kryeson koalicionin e shteteve sunite arabe të cilat kryejnë sulme ajrore ndaj pozitave të kryengritësve shiitë në Jemen, të cilët kanë nën kontroll kryeqytetin jemenas, Sanë.

Shumë shpesh gjatë këtyre bombardimeve, viktima të vetme janë civilët jemenas.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit