17.4 C
Pristina
Monday, June 17, 2024

Arben Labënishti: Lëvizja BESA është morali dhe e ardhmja e politikës në Maqedoni (VIDEO)

Më të lexuarat

Nënkryetari i Lëvizjes Besa në Maqedoni Arben Labënishti thotë në “Tonight Ilva Tare”, se firmat 5 deputetëve të partisë së tij janë pro Zoran Zaevin për formimin e shumicës parlamentare, por shton se do të jenë strukturat ato që do të vendosin nëse kjo parti do të përfshihet në koalicion qeverisës.

Pas zgjedhjeve është hedhur platforma shqiptare që ne nuk e kemi kërkuar. Platforma ka qenë një ide e të gjithë partive shqiptare, por ne si Besë kemi këmbëngulur se nuk do të uleshim në një tavolinë me Ali Ahmetin. Nuk ka kredibilitetin moral dhe politik. Platforma është një produkt i përbashkët i të gjithë dhe ne kemi dhënë firmën tonë dhe i qëndrojmë.

Labënishti: Besa është krijuar një parti politike me një program të qartë. Ka një lëvizje me emrin Besa dhe është një parti politike. Ne kemi thënë që nuk i përgjigjemi asnjë lloj iniciative të marrë nga kreu i BDI-së. Lëvizja Besa ka ofruar 5 firmat e deputetëve të saj për Zaevin që të marrë mandatin. Në fazën tjetër të bërjes së shumicës parlamentare për krijimin e qeverisë janë strukturat që vendosin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit