Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, uroi përzemërsisht Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, për zgjedhjen në postin e Presidentit…
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, uroi përzemërsisht Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, për zgjedhjen në postin e Presidentit.
Në një bisedë telefonike të enjten me Ilir Metën, kreu i shtetit turk e falenderoi atë për kontributin e dhënë si Kryetar Kuvendi në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Erdogani gjithashtu e ftoi Metën për vizitë zyrtare në Turqi.
“Shpreh besimin për forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Turqisë. Rajoni përballet me sfida të mëdha stabilteti e sigurie, të cilat kërkojnë përgjegjshmëri e përkushtim. Miqësia mes Shqipërisë dhe Turqisë është e rëndësishme për tërë rajonin. Të forcojmë më tej marrëdhëniet tradicionale e vëllazërore midis dy vendeve. Forcimi i marrëdhënieve tona do t’u shërbejë sigurisë rajonale e luftës kundër terrorizmit”, tha Meta gjatë bashkëbisedimit me Erdoganin.