15.5 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Turqia reagoi ashpër ndaj refuzimit të Greqisë për ekstradimin e puçistëve

Më të lexuarat

“Vendimi në fjalë në mënyrë të pashmangshme do të ndikoj në marrëdhëniet tona dypalëshe dhe në punimet e përbashkëta rajonale me Greqinë, e cila është një vend që mirëpret puçistët”, thuhet në reagimin e bërë mga MPJ turke.

Turqia reagoi ashpër ndaj refuzimit të Greqisë të kërkesës së Ankarasë për të ekstraduar ushtarakët puçistë.

Ministria e Jashtme e Turqisë lëshoi një deklaratë me shkrim në lidhje me refuzimin e kërkesës për ekstradimin e ushtarakëve puçistë të ikur në Greqi pas dështimit të tentativës për grusht shteti të ndërmarrë nga organizata terroriste gyleniste (FETO) më 15 korrik 2016.

“Gjyqësori grek, për të cilin shpresonim të ishte i drejtë dhe i paanshëm, fatkeqësisht na zhgënjeu edhe njëherë duke refuzuar kërkesën tonë të dytë për ekstradimin e tetë puçistëve pjesëmarrës në tentativën e grusht shtetit të ndërmarr më 15 korrik kundër rendit tonë kushtetues”, u tha në deklaratë.

Në mes tjerash u tha se autoritetet greke, të cilat pengojnë llogaridhënien e pjesëtarëve të organizatave terroriste me në krye DHKP-C dhe PKK që kanë marrë si objektiv Turqinë, kanë përsëritur edhe njëherë gabimin e tyre.

Në deklaratë gjithashtu thuhet se “Fatkeqësisht tek aleati ynë nuk po e gjejmë përkrahjen dhe bashkëpunimin e duhur në luftën kundër terrorizmit dhe krimit. Ky vendim bën që kriminelët të mos gjykohen, që krimet të mbeten pa ndëshkim dhe mbron puçistët. Është e qartë se ky vendim, i cili bën që kriminelët të mos gjykohen, është marrë për motive politike. Vendimi në fjalë në mënyrë të pashmangshme do të ndikojë në marrëdhëniet tona dypalëshe dhe punimet e përbashkëta rajonale me Greqinë, e cila është një vend që mirëpret puçistët”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit