0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Erdoğan zhvillon bisedë telefonike me Putinin

Më të lexuarat

Në bisedë krahas shkëmbimit të pilotit rus dhe marinsit amerikan që u realizua dje në Turqi mes Rusisë dhe SHBA-së, u diskutuan edhe zhvillimet lidhur me luftën në Ukrainë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Drejtoria për komunikim e Presidencës thuhet se në bisedë krahas shkëmbimit të pilotit rus dhe marinsit amerikan që u realizua dje në Turqi mes Rusisë dhe SHBA-së, u diskutuan edhe zhvillimet lidhur me luftën në Ukrainë.

Presidenti i rus Putin falënderoi presidentin Erdoğan për shkëmbimin e pilotit rus Konstantin Yaroshenko me marinsin amerikan Trevor Reed i cili u krye dje në Turqi nën koordinimin dhe vëzhgimin e Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës së Turqisë (MIT).

Presidenti Erdoğan tha se ndërmjetësimi i Turqisë në këtë shkëmbim, përveç se është një shenjë e rëndësisë që i kushton paqes, dialogut dhe bashkëpunimit, ajo është edhe kuptimplote në aspektin e ndërmjetësimit.

Duke vënë në dukje rolin e ndërmarrë nga Inteligjencia Turke në procesin e shkëmbimit, Erdoğan vuri në dukje se duhet të vazhdohet koordinimi dhe dialogu i ngushtë ndërmjet njësive të inteligjencës. Erdoğan theksoi se kjo do të kontribuojë në parandalimin e tragjedive humanitare në rajon dhe për sigurimin e mjedisit të stabilitetit.

Ai tha se janë të gatshëm të ndërmarrin iniciativë për përfundimin e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës dhe të ndërmjetësojnë në rrugën që shkon drejt paqes. Erdoğan shtoi se dëshirojnë të ndërtojnë sa më parë paqen e përhershme në rajon duke rritur vrullin e arritur në bisedimet në Stamboll.

Presidenti Erdoğan potencoi se do të vazhdojnë me vendosmëri dhe sinqeritet përpjekjet që kanë zhvilluar për kapërcimin e kësaj krize dhe për mbisundimin e paqes mes dy fqinjëve të Turqisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit