10.1 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

MOS HIQ DORË – Hoxhë Ekrem Avdiu

Më të lexuarat

Nata e njëzetë e shtatë kaloi por jo edhe Ramazani. Ka ngelur edhe pak, andaj mos u dorëzo. Por, edhe kur të kalojë Ramazani, ti sërish mos u dorëzo.
Ramazanin përjetoje si një shkollë të vijuar për një muaj të tërë, në të cilën ke mësuar devotshmërinë, diciplinën, vetpërmbajtjen, vetmohimin e solidaritetin. I ke mësuar dhe përvetësuar për ti vënë në praktikë dhe oër të mos i braktisur kurrë.
Ramazanin përjetoje si mundësi e afrimit me Allahun. Në të vërtetë, Ai të afrohet ty dhe të ofron falje, mbrojtje, përkrahje, përgjigje dhe udhëzim. Ky është nderimi që e arrin besimtari kur bëhet i përzemërt dhe aktiv.
Ramazanin shihe edhe si mundësi për kultivimin dhe forcimin e përzemërsisë. Ke arritur të tejkalosh çdo vrojtim, të brengosesh vetëm për atë që Allahu sheh në ty dhe kjo është e rëndësishmja. I këtillë vazhdo të qëndrosh.
Pas gjithë këtyre të arriturave, edhe pas kalimit të Ramazanit, mos u shmang nga rruga e suksesit.
Mos hiq dorë, mos e kthe shpinën.

Hoxhë Ekrem Avdiu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit