0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Erdoğan: Turqia tërhoqi 225 miliardë dollarë investime të drejtpërdrejta ndërkombëtare që nga viti 2003

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan tha se “Turqia ka arritur të tërheqë rreth 225 miliardë dollarë investime të drejtpërdrejta ndërkombëtare që nga viti 2003”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në vlerësimin e tij që ndodhet në “Strategjinë e Turqisë për Investimet e Drejtpërdrejta Ndërkombëtare 2021-2023” të publikuar nga Zyra e Presidencës për investimet, Erdoğan tha se Turqia është qendër tërheqëse serioze për investitorët e drejtpërdrejt ndërkombëtarë me mundësitë e gjëra të saj të prodhimit, fuqinë punëtore të kualifikuar, pozicionin e saj strategjik, infrastrukturën moderne logjistike dhe me paketat e saj inkurajuese që mund të japin përgjigje për çdo nevojë.

“Turqia me një distancë fluturimi për 4 orë, ofron mundësi për qasje në një treg gjigant prej 26 trilionë dollarë dhe me një popullatë prej 1.3 miliardë”, tha Erdoğan i cili tërhoqi vëmendjen se krahas avantazheve tregtare të vendit, burimet e energjisë në linjën lindje-perëndim janë një prej destinacioneve më të besueshme për transportimin në vendet evropiane.

Erdoğan ka vënë në dukje se rritja e shpejtë e ekonomisë së Turqisë ka siguruar që në 19 vitet e fundit të shfaqet një klasë e mesme që rrit fuqinë blerëse. “Mbi 24 qytetet tona që kanë një popullsi mbi 1 milion banorë, mbështesin tregun e brendshëm në zhvillim të vendit tonë. Me popullatën tonë dinamike dhe me moshë të re me një mesatare 32.7 për qind sigurojmë infrastrukturën e një kërkese lokale në rritje për kompanitë shumëkombëshe. Turqia e cila ka popullatën me moshë më të re kur krahasohet me vendet anëtare të BE-së, renditet në krye të vendeve botërore edhe me numrin e saj të inxhinierëve të kualifikuar”, theksoi Erdoğan.

Ai nënvizoi se këtë pozicion të veçantë të Turqisë e kanë forcuar edhe më shumë me procesin e reformave që kanë zhvilluar pa ndërprerë në 19 vitet e fundit dhe se kanë formuar një mjedis miqësor për investitorët i cili ofron mundësi për zhvillim dhe që i hap rrugën sektorit privat.

Duke rikujtuar se në vitin 2003 kanë vënë në praktikë një ligj të veçantë që ofron siguri për investimet e drejtpërdrejta ndërkombëtare, Erdoğan tha se me shumë vende kanë në fuqi marrëveshje për mbrojtjen e investimeve reciproke dhe parandalimin e taksimit të dyfishtë.

Sipas tij, Turqia ka arritur të tërheqë rreth 225 miliardë dollarë investime të drejtpërdrejta ndërkombëtare që nga viti 2003.

“Kompanitë që kanë preferuar vendin tonë, kanë rritur investimet e tyre me kohën dhe e kanë pozicionuar vendin tonë si një qendër prodhimi, eksporti dhe menaxhimi. Edhe në periudhën e ardhshme, ne jemi të vendosur të përmirësojmë zhvillimin ekonomik dhe mjedisin e investimeve të Turqisë duke bashkuar duart me investitorët ekzistues dhe sipërmarrësit e rinj. Me këtë qëllim nën koordinimin e Zyrës së Presidencës për Investimet, me bashkëpunimin e të gjitha institucioneve përkatëse publike dhe organizatat e sektorit privat ne kemi përgatitur strategjinë e investimeve të drejtpërdrejta ndërkombëtare të vendit tonë”, tha Erdoğan duke shtuar:

“Strategjia e Turqisë për Investimet e Drejtpërdrejta Ndërkombëtare do të jetë në cilësinë e udhërrëfyesit për të përfituar për vendin tonë investime me vlerë të shtuar në fushat që ka nevojë ekonomia jonë. Objektivi kryesor i këtij dokumenti strategjik, në përputhje me Planin e 11-të të Zhvillimit, që nga viti 2023 e nxjerr në 1.5 për qind pjesën tonë në tregun e investimeve të drejtpërdrejta globale. Sërish me këtë dokument, duke ruajtur pozicionin qendror të vendit tonë ne synojmë të rrisim pjesën tonë në investime me vlerë të lartë të shtuar, që siguron punësim të kualifikuar dhe me informacion intensiv”.

Presidenti Erdoğan më tej tha se “Në këtë drejtim kemi projektuar 11 strategji dhe 72 plane. Gjatë përgatitjes së këtij dokumenti strategjik kemi marrë në konsideratë kushtet ekonomike që ndryshojnë bashkë me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe mundësitë që ofron për vendin tonë. Uroj që ky dokument të jetë i dobishëm për vendin tonë dhe i përgëzoj të gjithë ata që kanë kontribuar për këtë dokument të cilin unë besoj se do të jetë një udhëzues për investitorët ndërkombëtarë që planifikojnë të kryejnë investime në Turqi”. /AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit