16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Hoxha i pathyeshëm edhe në burg – Mulla Ferat Efendi Hirda

Më të lexuarat

“Derisa Mulla Ferat Efendi Hirda (1914-1988, nga fshati Nikushtak i Kumanovës, Allahu e mëshiroftë) e vuante burgun (nga ana e pushtetit komunist), udhëheqësi i burgut kishte kërkuar nga ai që të dilte para popullit dhe të deklaronte se peçja (nikabi – mbulesa e fytyrës së gruas) nuk është Islame, ndërsa si kundërshpërblim për këtë do ta lironin nga burgu, por Hoxha këtë kategorikisht e kishte refuzuar. Andaj pas disa përpjekjeve që ta bindin Hoxhën që të pranojë një gjë të tillë, derisa përgjegjësi ishte në bisedë me të dhe e kuptoi se e kishte kot, sepse Hoxha as që dëshironte të bisedonte për këtë çështje, përgjegjësi pa një pa dy i mëshoi Hoxhës në gojë. Kështu, me gojë të përgjakur e me katër dhëmbë të thyer, e kthen në qelinë e tij në burg.”

-Hoxhë Taxhedin Bislimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit