Presidenti Erdogan publikoi një mesazh me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve.
Presidenti, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se Turqia gjatë historisë i doli për zot të gjithë të shtypurve pa dallim.
Presidenti Erdogan publikoi një mesazh me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve.
Në mesazhin e tij kreu i shtetit turk tërheq vëmendjen në tragjeditë e jetuara në Detin Mesdhe dhe theksoi se Turqia ka shfaqur një qëndrim të ndërgjegjshëm përballë krizave që jetohen në Siri dhe Irak.
Në mesazhin e tij Presidenti kritikon vendet Perëndimore për qëndrimet e tyre ndaj emigrantëve, ndërsa thotë se “Ndërkohë që shumica e vendeve Perëndimore fshihen prapa telave me gjemba Turqia u bë një portë e sigurt për 4 milionë refugjatë, ku 3 milionë e gjysmë janë sirianë”.
Erdogan në mesazhin e tij gjithashtu tërheq vëmendjen se Bashkimi Evropian nuk i përmbushi zotimet financiare ndaj Turqisë për refugjatët sirianë.
Duke theksuar se Turqia gjatë historisë i doli për zot të gjithë të shtypurve pa dallim, Presidenti Erdogan uroi që Dita Botërore e Refugjatëve të kontribuoj në zgjidhjen e vështirësive që po përjetojnë refugjatët.