Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) foli në një tubim të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), kryetar i së cilës ai është gjithashtu, zhvilluar të enjten në Ankara.
Me këtë rast, Erdoani theksoi se Turqia është një vend që duhet të jetë i fortë dhe të qëndrojë i fortë me politikën, ekonominë, fuqinë ushtarake dhe strukturën sociale.
“Kushdo që i shikon nga dritarja e arsyes dhe ndërgjegjes ato që po ndodhin rreth nesh, nga jugu ynë në veri, nga lindja në perëndim, do ta shohë dhe pranojë këtë të vërtetë. Është fakt i pamohueshëm se asnjë ndodhi, asnjë zhvillim, asnjë krizë në rajonin tonë nuk është e pavarur nga Turqia. Ata që në të kaluarën e drejtuan vendin tonë ashtu siç deshën, duke përfituar nga boshllëqet e shkaktuara nga administratat e dobëta politike, nuk e bënë dot këtë gjatë qeverisjes sonë. Dhe sidomos me sistemin presidencial të qeverisjes, ajo rrugë tani është mbyllur plotësisht. Ata, që vendet me strukturë të dobët shtetërore në infrastrukturë, ekonomi dhe fuqi ushtarake, i shkatërruan me të ashtuquajtur revolucione me ngjyra të ndryshme, gjithmonë kanë pësuar zhgënjim në Turqinë e bashkuar me vendin dhe popullin e saj. Por megjithatë, ata janë ende në kërkim. Pavarësisht se të vërtetat dihen, ata që në vend të vullnetit kombëtar e kërkojnë rrugën e pushtetit në aleancat e projekteve janë për fat të keq figurantë vullnetarë të këtyre skenarëve të errët”,- theksoi Presidenti Erdoan.
/trtshqip/