11.3 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Pesë skenarë të mundshëm për fundin e luftës në Ukrainë

Më të lexuarat

Korrespondenti diplomatik i BBC-së, James Landale, përmendi disa rezultate të mundshme të agresionit rus kundër Ukrainës në analizën e tij.

Shumica e tyre janë mjaft të errëta.

Skenari i parë do të ishte një luftë e shkurtër. Në atë rast, ne do të prisnim që Rusia të përshpejtonte operacionet e saj ushtarake me sulme shkatërruese.

Mijëra njerëz do të vdisnin, Kievi do të binte. Presidenti ukrainas do të vritej ose do të arratisej dhe Rusia do të instalonte një regjim kukull në Ukrainë. Ky do të ishte një rezultat i paqëndrueshëm, i ndjeshëm ndaj trazirave dhe konflikteve të mundshme në të ardhmen, shkruan BBC.

Skenari i dytë është një luftë e gjatë. Ky është ndoshta një rezultat më i mundshëm. Ndoshta forcat ruse janë dobësuar nga morali i ulët dhe logjistika e dobët.

Në këtë rast, Rusia mund të luftojë për të mbajtur kontrollin edhe mbi qytetet tashmë të pushtuara. Pas një kohe, forcat ukrainase bëhen më efektive dhe Perëndimi do të vazhdonte t’i furnizonte me armë. Rusia përfundimisht do të mposhtej, por lufta do të zgjaste për disa vjet.

Opsioni i tretë do të ishte një luftë që do të përhapej në të gjithë Evropën. Putini mund të dërgojë trupa në ish-republikat sovjetike si Moldavia dhe Gjeorgjia, të cilat nuk janë anëtare të NATO-s.

Ose thjesht mund të ketë gjykime të gabuara dhe përshkallëzim të konfliktit. Putin mund të rrezikojë nëse mendon se kjo është mënyra e vetme për të shpëtuar pozicionin e tij si kreu i shtetit. Nëse ai është në qoshe, mund të tundohet të vazhdojë përshkallëzimin.

Opsioni i katërt është një zgjidhje diplomatike. Putin pajtua me negociatat, dhe edhe nëse nuk arritën shumë, kjo tregon se ai të paktën pranoi mundësinë e një marrëveshjeje armëpushimi.

Nëse e kupton se lufta po shkon në drejtimin e gabuar, Putini mund të vendosë se vazhdimi i pushtimit është më i rrezikshëm për pozicionin e tij sesa poshtërimi që vjen me ndalimin e operacioneve të luftës.

Skenari i pestë dhe ndoshta më i pabesueshëm do të ishte përmbysja e Putinit nga vetë populli i Rusisë.

Mund të duket e paimagjinueshme. Megjithatë bota ka ndryshuar në vitet e fundit. Nëse lufta është katastrofike për Rusinë, mund të ketë rrezik revolucioni. Dhe nëse ata që kanë përfituar nga Putini nuk mendojnë më se ai mund të mbrojë interesat e tyre, një rezultat i tillë mund të mos jetë aq i paimagjinueshëm. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit