Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se do të luftohet në mënyrë që krime të njerëzimit si Srebrenica të mos përsëriten më.
Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se do të luftohet në mënyrë që krime të njerëzimit si Srebrenica të mos përsëriten më.
Presidenti Erdoan postoi një mesazh në llogarinë e tij Twitter me rastin e 23-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës.
“Kërkoj rahmet nga Allahu për vëllezërit boshnjakë që ranë dëshmorë në gjenocidin e Srebrenicës para 23 vjetësh, të cilën e shoh si një nga ngjarjet më të turpshme të historisë së përjetuara përpara syve të Evropës” shkroi Erdoan.
Në mesazhin e tij ai bëri të ditur gjithashtu se “Do të luftojmë së bashku që krime të tilla kundër njerëzimit të mos përsëriten më”.