14.1 C
Pristina
Tuesday, May 28, 2024

Kardiokirurgu i famshëm turko-amerikan, dr. Oz, viziton qytetin Azaz të Sirisë

Më të lexuarat

Kardiokirurgu i famshëm turk, dr. Mehmet Oz, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vizitoi të dielën qytetin veriperëndimor Azaz të Sirisë për të ekzaminuar fëmijët e prekur nga bombardimet…

 

Kardiokirurgu i famshëm turk, dr. Mehmet Oz, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vizitoi të dielën qytetin veriperëndimor Azaz të Sirisë për të ekzaminuar fëmijët e prekur nga bombardimet.

Pas përfundimit të kontakteve në provincën juglindore turke të Gaziantepit, ku ishte ftuar në kuadër të një programi të Agjencisë së Kryeministrisë së Turqisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), dr. Oz shkoi në Siri duke kaluar nga Pika Kufitare “Oncupinar”, i shoqëruar nga stafi i tij, presidenti i AFAD-it, Mehmet Gulluoglu dhe prof. as. Halit Yerebakan.

I njohur gjerësisht nëpërmjet programit të tij televiziv, “Dr. Oz Show”, i cili ka fituar disa çmime “Emmy”, Mehmet Oz vizitoi shkollat ​​dhe spitalet e ndërtuara me mbështetjen e qeverisë turke në Azaz, qytet sirian i çliruar me operacionin 7-mujor “Mburoja e Eufratit” që Forcat e Armatosura të Turqisë filluan më 24 gusht 2016.

 

Gjatë vizitës së tij, kardiokirurgu turko-amerikan ekzaminoi gjithashtu 13-vjeçarin Musenna Asi, i cili ka pësuar plagë të rënda pas bombardimit të shtëpisë së tij në Deyr-ez-Zor. Pasi u informua rreth trajtimeve mjekësore të deritanishme, ai fotografoi djalin sirian dhe u konsultua me stafin e tij për një seri operacionesh estetike të mundshme.

Oz vizitoi po ashtu vajzën 12-vjeçare Zeynep, e cila vuan nga një vrimë në zemër. Ai kërkoi ndihmën e AFAD-it për mjekimin e saj në Turqi dhe shprehu gatishmërinë e tij për të kontribuuar personalisht në ndërhyrjen kirurgjike ndaj vajzës siriane.

“Ka mijëra fëmijë këtu. Të rriturit po përpiqen të ecin përpara me jetën e tyre, por nëse nuk ndihmojmë Sirinë, do të vuajmë pasojat. Këta fëmijë mund të bëhen mjekë apo avokatë në të ardhmen, por mund të bëhen edhe njerëz të cilët ne s’duam që ata të jenë. Ne duhet t’i ndihmojmë ata”, deklaroi dr. Oz.

Duke shpërndarë dhurata për fëmijët, ai tha gjithashtu se Turqia është shansi i vetëm që fëmijët e plagosur të mbijetojnë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit