Presidenti Recep Tayyip Erdogan erdhi të hënën në Ankara nga Stambolli, ku qëndroi për të votuar referendumin popullor të 16 prillit…
Presidenti Recep Tayyip Erdogan erdhi të hënën në Ankara nga Stambolli, ku qëndroi për të votuar referendumin popullor të 16 prillit.
“Luftuam kundër superfuqive, mentaliteti kryqëzatës na sulmoi, por nuk u gjunjëzuam”, deklaroi kreu i Shtetit të Turqisë përpara turmës së njerëzve, që e pritën të entuziazmuar në Aeroportin “Esenboga” të Ankarasë.
Mbrëmjen e të dielës – vijoi ai – është lëshuar një sinjal për marsin dhe nëntorin e vitit 2019 (zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale).
“Gjatë tërë natës analizova zonat lindore dhe juglindore të vendit. Koha dhe fati kanë ndryshuar. Tashmë ka një ecuri në drejtimin e duhur. Unë kam besimin se do të bëhet edhe më mirë. Por mos harroni nëntorin 2019! Mbrëmë u lëshua një sinjal për marsin dhe nëntorin 2019. Fitoret nuk do të na dehin”, deklaroi Presidenti Erdogan.