3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Erdogan: Rusia duhet të kërkojë falje, jo Turqia: Do të veprojmë njëjtë, nëse ndodhë e njëjta shkelje

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se shteti i tij nuk e ka ndërmend t’i kërkojë falje Rusisë për rrëzimin e aeroplanit afër kufirit me Sirinë.
Në një intervistë për CNN, presidenti turk ka theksuar se është pala tjetër ajo që duhet të kërkojë falje për hyrjen në hapësirën ajrore të Turqisë.

“Mendoj se është një palë tjetër që duhet të kërkojë falje, jo ne”, ka thënë Erdogan. “Ata të cilët e shkelën hapësirën tonë ajrore duhet të kërkojnë falje. Pilotët tanë dhe forcat tona të armatosura, ata vetëm përmbushën detyrat e tyre, për të cilat janë përgjegjëse”, transmeton Koha.net.

Në një takim me liderët turq në Ankara, Erdogan ka thënë: “Nëse ndodhë e njëjta shkelje edhe sot, Turqia do të veprojë në të njëjtën mënyrë”.

Rusia sot iu kundërpërgjigj Turqisë se nuk kishte paralajmërime as përmes radios as vizuale nga forcat ajrore turqe.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se aeroplani ishte rrëzuar një kilometër brenda territorit sirian, derisa Erdogani ka thënë se aeroplani është rrëzuar në Turqi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit