20.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Mobilizohet rende Policia e Kosovës, shkak manifestimi i opozitës

Më të lexuarat

Tri subjektet opozitare në Kosovë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lëvizja Vetëvendosje (VV) dhe Nisma për Kosovën, kanë vendosur që në datën historike të 28 Nëntorit të mbahet një manifestim gjithëpopullor.
Manifestimi publik, siç thonë ata, do të jetë kundër marrëveshjes për Asociacionin dhe asaj për demarkacionin me Malin e Zi, ndërsa do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Manifestimi i opozitarëve ka mobilizuar Policinë e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, është shprehur se Policia tashmë ka rritur masat e sigurisë në vend.

“Duke u bazuar në vlerësimet e tanishme, janë shtuar masat e sigurisë në vend e po ashtu në bazë të vlerësimeve do të ndërmerren masa për siguri edhe për 28 Nëntor”, ka thënë Hoxha për ORAinfo.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit