8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

“Erdoğan një lider i madh të cilin muslimanët e pritën një kohë të gjatë”

Më të lexuarat

SARAJEVË (AA) – Anëtari i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç tha se presidenti Recep Tayyip Erdoğan është një lider i madh dhe i shumëpritur nga muslimanët dhe se për këtë arsye nuk është shumë i dashur nga Perëndimi, raporton Anadolu Agency (AA).

Izetbegoviç në një program të krahut rinor të partisë së tij Partia e Veprimit Demokratik (SDA) foli në lidhje me vizitën e Erdoğan-it në Bosnjë dhe Hercegovinë më 20 maj.

Ai thotë se në takimin që do të zhvillohet në kuadër të vizitës do të diskutojnë për projektin e autostradës Sarajevë-Beograd, i cili realizohet me mbështetje të Turqisë dhe do të lidh me njëra tjetrën kryeqytetin e Bosnjës dhe Serbisë.

Izetbegoviç theksoi se Erdoğan është miku i Bosnjë e Hercegovinës. “Miku ynë nuk është shumë i dashur në Perëndim. Sepse Erdoğani është një lider i madh, i shumëpritur nga muslimanët”, tha ai.

“(Ata në Perëndim) nuk po shqetësohen nga muslimanët primitivë dhe injorantë të cilët nuk i shohin si rivalë të tyre. Por, shqetësohen nga një njeri i cili kur bëhet fjalë për zhvillimin ekonomik, shtetin e tij për 10 vite e ka radhitur nga vendi i 20-të në vendin e 10-të, ka ndërtuar aeroportin më të madh në botë, ka marrë mbi supet e tij barrën e luftës së brendshme, terrorizmit, dhe të të gjithë luftërave që po ndodhin përreth kufijve dhe ka hapur dyert për 3 milionë refugjatë”, tha Izetbegoviç.

Ai theksoi se edhe në Bosnjë e Hercegovinë ka njerëz me komplekse, të cilët nuk e duan Erdoğan-in. “Ne do t’ia dëshmojmë Erdoğan-it se ka miq dhe të tillë që krenohen me të”, nënvizoi Izetbegoviç.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit